7.7 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Nishani takon Ivanov: Shqiptarët, faktor shtetformues

Gjatë Forumit të pestë Global të Bakusë në Azerbajxhan ku po merr pjesë, Presidenti Nishani është takuar me homologun e tij maqedonas Gjorge Ivanov.

Nishani shprehu shqetësimin për situatën e përgjithshme politike dhe marrëdhëniet ndëretnike atje, si dhe theksoi tentativat për ta transferuar krizën nga domeni politik në atë etnik, mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë. Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se, Shqipëria asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të një shteti tjetër, dhe aq më pak të vendeve fqinje.

Lidhur me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, Presidenti Nishani theksoi se ata janë një faktor shtetformues dhe Shqipëria do t’i mbështesë në kërkesat e tyre legjitime  për respektim dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Gjithashtu, Presidenti Nishani u prit edhe nga homologu i tij nga Azerbajxhani, si dhe u takua edhe me Presidentin e Gjeorgjisë. Në takimin me Presidentin e Azerbajxhanit Aliyev, Presidenti Nishani shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve si dhe vullnetin e palës shqiptare për t’i çuar më përpara dhe intensifikuar edhe më shumë ato, veçanërisht në kuadrin e bashkëpunimit ekonomik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img