-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Niseni ditën me ushtrime

Nuk është sekret se ushtrimet e rregullta mbrojnë shëndetin tuaj dhe e bëjnë më të lehtë të mirëmbani një peshë të shëndetshme. Por a e keni ditur se ato mund të kenë dobi të madhe edhe në biznes?

Aktiviteti fizik stimulon lirimin e hormoneve të cilat rrisin disponimin dhe energjinë tuaj, luftojnë stresin dhe më shumë. Dhe veçanërisht aktiviteti fizik në mëngjes mund të jetë i dobishëm. Studimet tregojnë se ekspozimi në dritë të mëngjesit të hershëm mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të zgjuar gjatë ditës, gjithashtu edhe të përmirësoni cilësinë e gjumit tuaj në mbrëmje.

Të gjitha këto gjëra ndikojnë në rritjen e produktivitetit në punë. Më poshtë, kam mbledhur disa mënyra të mbështetura në shkencë të cilat tregojnë se ushtrimet e mëngjesit mund të rrisin suksesin e biznesit tuaj.

Ushtrimet dhe produktiviteti

Ushtrimet kanë efekte të shumta kur vjen puna në rritjen e performancës në punë. Rrit qëndrueshmërinë dhe lufton lodhjen, por gjithashtu stimulojnë një  gjendje mendore të qetë dhe të fokusuar e cila ju ndihmon të bëni më të mirën në punë, në mes të shumë përfitimeve tjera.

  • Ju japin më shumë energji. Ju mund të mendoni se ushtrimet zvogëlojnë energjinë tuaj. Por vetëm 20 minuta të ushtrimeve të lehta (si p.sh ecja) të performuara tri herë në javë mund të rrisin nivelet e energjisë në 20 përqind dhe të zvogëlojnë lodhjen në 65 përqind, sipas një studimi të Universitetit të Gjeorgjisë. Aktiviteti i rregullt rrit qarkullimin dhe forcon muskulin tuaj të zemrës, duke ju dhënë më shumë rezistencë në ditën tuaj të zënë.
  • Rrisin disponimin tuaj. Nëse keni pasur ndonjëherë ditë të keqe, atëherë e dini se sa e vështirë mund të jetë të bëni më të mirën tuaj në punë. Ushtrimet stimulojnë lirimin e endorfinave, kemikale të cilat zvogëlojnë shqetësimin dhe ndihmojnë mirëqenien. Ju do të filloni të ndjeni këto efekte brenda pesë minutave të fillimit të ushtrimeve tuaja, thonë ekspertët e Asociacionit Psikologjik të Amerikës.
  • Shërbejnë si mjet i menaxhimit të stresit. Ushtrimet nuk rrisin vetëm endorfinat e mirëqenies. Gjithashtu zvogëlojnë nivelet e hormoneve të stresit si kortizolin dhe adrenalinën, duke ju ndihmuar të ndjeheni më të qetë dhe më të relaksuar. Dhe, gjatë kohës, këto përfitime mund të kenë kuptim: Një studim i kafshëve zbuloi se ushtrimet e rregullta gjithashtu riorganizojnë pjesët e trurit, duke i bërë ato më pak reaguese ndaj stresit.
  • Mprehin njohurinë tuaj. Neuroshkenctarët për një kohë të gjatë e kanë ditur se aktiviteti fizik lufton inflamacionin e turit dhe stimulon rritjen e neuroneve të freskëta. Kjo mund të ndodhë sepse pjesët e trurit të cilat janë të lidhura me mendime dhe kujtesë janë më të mëdha tek njerëzit të cilët ushtrojnë rregullisht krahasuar me ata që nuk ushtrojnë, thonë ekspertët e Shëndetit në Harvard.

Pse ushtrimet e mëngjesit janë më të mirat

Ushtrimet mund të rrisin produktivitetin tuaj në mënyra të ndryshme. Dhe, për një numër arsyesh, ushtrimet e mëngjesit mund të jenë më efikase.

  • Ju do të kapërceni më pak ushtrime. Efektet pozitive të ushtrimeve janë të shumta, ju duhet të ushtroni vazhdimisht për të mirëmbajtur përfitimet. Është e zakonshme që projektet , takimet dhe mbledhjet shoqërore të mbahen në mbrëmje dhe të mos keni kohë për të ushtruar. Por kur ushtroni në mëngjesi, ka më pak hutime të cilat duhet t’i kaloni.
  • Do të ndjeheni më të zgjuar. Ushtrimet nuk mund të zëvendësojnë një gjumë të mirë gjatë natës. Por qarkullimi dhe rritja e endorfinës të cilat vijnë më ushtrime mund t’ju ndihmojnë të jeni më energjikë në mëngjes. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse bëni këtë aktivitet jashtë, për shkak se ekspozimi ndaj dritës së mëngjesit ndihmon zgjimin dhe rrit performancën kognitive, sipas një studim Zviceran.
  • Ju do të flini më lehtë natën. Ushtruesit e rregullt kanë tendenca të flenë më mirë krahasuar me atë të cilët nuk ushtrojnë. Dhe këto zbulime sugjerojnë se lëvizja veçanërisht në mëngjes mund të jetë e dobishme: Njerëzit të cilët ushtrojnë në 7 të mëngjesit kalojnë 75 përqind më shumë kohë në fazat më të thella të gjumit se ata të cilët ushtrojnë pasdite osë në mbrëmje, sipas një studimi nga Journal of Strength and Conditioning Research.

Si t’i bëni ushtrimet e mëngjesit të ndodhin

Kur biznesi është prioriteti juaj më i madh, mund të tundoheni që të filloni ditën tuaj duke u zhytur drejtë në punë. Kështu që, provoni të bëni një sfidë dy javore me ushtrime, dhe shikoni nëse vëreni ndonjë ndryshim në produktivitetin, disponimin dhe nivelet tuaja të stresit. Këto këshilla të thjesha mund të ju ndihmojnë të filloni.

  • Ushtrimet si gjëja e parë në mëngjes. Lëvizni para se të kontrolloni emailin ose të rishikoni shënimet nga takimi i djeshëm. Në këtë mënyrë, pavarësisht se sa të vështira janë gjërat, ushtrimet tuaja nuk do të dalin nga binarët.
  • Bëjeni prioritet. Ju nuk do të anulonit një takim me klientët ose të injoronit një detyrë të rëndësishme, kështu që trajtoni ushtrimet në të njëjtën mënyrë. Bllokoni kohën. Dhe vendosni ato në kalendarin tuaj, nëse ka nevojë.
  • Eleminoni pengesat. Bëni gati rrobat dhe atletet tuaja të ushtrimeve një natë përpara, për shembull. Nëse zgjedhni të shkoni në palestër, gjeni ndonjë e cila ndodhet rrugës për punë.
  • Shpërbleni veten. Trajtoni veten mirë me një pije frutash ose një dush të nxehtë pas ushtrimeve. Pastaj ju do të filloni të lidhni ushtrimet me shpërblimin tuaj, e cila mund të ndihmojë në forcimin e rutinës tuaj të re të mëngjesit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img