Disa avionë ushtarakë të kontrolluar nga ushtria amerikane janë mbushur dhe të tjerë po vendosen në radhë dhe janë nisur për të mbërritur në Shqipëri.
Dymijë afganë do të mbërrijnë në aeroportin e Rinasit duke nisur nga pasditja e sotme dhe ditët në vijim përmes një operacioni special të organizuar nga marinsët amerikanë.
Noa mëson se afganët që po mbërrijnë janë kryesisht persona që kanë bashkëpunuar me amerikanët dhe familjet e tyre.
Ata do të strehohen në Durrës dhe Tiranë. Gjasat janë që një pjesë e dymijë afganëve të strehohen në kampin e muxhahidinëve në Manzë që gjithashtu kontrollohet dhe financohet nga amerikanët.
Qyteti Studenti është po ashtu një strehë tjetër e mundshme për afganët, raporton noa.al