Site icon PrishtinaPress

Nisë protesta në anën serbe të Jarinjës në mbështetje të serbëve të Kosovës

Ka filluar protesta në anën serbe të pikëkalimit kufitar të Jarinjës në mbështetje të serbëve të Kosovës që kanë vendosur barrikada për më shumë se një javë.

Protestuesit janë dëgjuar duke thirrur “Kosova është zemra e Serbisë” si dhe në duar mbanin pankarta ku shkruhej “S’ka dorëzim Kosova është e Serbisë”.

Policia serbe ka vendosur kordon për t’i ndaluar për të hyrë në Kosovë, por në pamjet e publikuara nga portali “Kossev” shihen edhe persona të maskuar.

Në pjesën e Kosovës te ky pikëkalim kufitar KFOR-i ka shtuar prezencën dhe ka vendosur tela gjembor./Prishtinapress/

Exit mobile version