Site icon PrishtinaPress

Nis vendosja e ulëseve në Stadiumin e Prishtinës

Disa punëtorë janë angazhuar edhe të martën në vendosjen e ulëseve në pjesën lindore të stadiumit të qytetit të Prishtinës.

Vendosja e ulëseve bardhekaltër, ngjyra që karakterizohet klubi Prishtina, ka nisur të hënën.

Rinovimi i stadiumit, i nisur në korrik të vitit të kaluar, është futur në fazën finale sipas MKRS-së, që është financuesja kryesore e projektit me 75 për qind. 25 për qind të mjeteve i ka siguruar Komuna e Prishtinës, si pronare e stadiumit.

Projekti pritet të kushtojë mbi 8 milionë euro dhe stadiumi të jetë gati në maj të këtij viti.

 

Exit mobile version