0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Nis trajtimi i infarktit dhe stentimi emergjent, 24 orë në ditë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një numër i konsiderueshëm i pacientëve janë duke pritur për intervenime në zemër. Madje deri para një muaji lista e pritjes së tyre për stentime dhe koronarografi ka zgjatur deri në një vit. Por siç duket, pritjet e pacientëve që pësojnë infarkt e që kanë nevojë për stentë tash e mbas nuk do të jenë të gjata. Kjo ngase Kardiokirurgjia dhe Kardiologjia Invazive do të nisin trajtimin e infarktit dhe stentimin emergjent, 24 orë në ditë, në shtatë ditë të javës.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, po zotohet se që nga java e ardhshme klinikat si ajo e Kardiologjisë Invazive dhe Kardiokirurgjia do të nisin me trajtimin e pacientëve 24 orë në ditë. Në këtë mënyrë rastet e sulmeve në zemër si dhe stentimet do të kryhen brenda një dite në QKUK. Ismaili thotë se më këtë punë do të ulen dukshëm shpenzimet e qytetarëve dhe rastet e shërimit të këtyre sëmundjeve jashtë QKUK-së.

“Duke i trajtuar rastet e tilla në çdo kohë, ne do t’i ulim shpenzimet e qytetarëve, do të ndalim dërgimin e tyre jashtë QKUK-së dhe çfarë është më e rëndësishmja, do të përfitojmë në kohë që problemet e tyre kritike të trajtohen menjëherë”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ai ka shkruar se në takimin punues me stafin e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive, pas përgatitjeve që janë bërë, puna do të nisë nga java tjetër.

“Vetëm vitin e kaluar janë shpenzuar rreth 2 milionë euro jashtë vendit për trajtimin e sëmundjeve të kësaj natyre. Sot, qytetarët tanë do t’i trajtojmë në Kosovë, kurse paratë do t’i përdorim për modernizimin e klinikave tona. #PërShëndetësinëQëDuam”, ka shkruar Ismaili.

E ndërkohë, deri para tre muajve në listat e pritjes së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për stenta dhe koronarografi kanë qenë hiç më pak se 1 mijë e 52 pacientë. Por, ky numër në janarin e këtij viti ka rënë në 74 pacientë. Kjo pas rishqyrtimit të listave që Klinika e Kardiokirurgjisë së QKU-së e ka bërë gjatë këtij muaji. Shumica e pacientëve i kanë kryer koronarografitë dhe stentimet jashtë vendit apo në spitalet private.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/lajm-i-mire-per-pacientet-e-qku-se-nis-trajtimi-i-infarktit-dhe-stentimi-emergjent-24-ore-ne-dite-493797/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img