Takimi ka nisur në orën 12:00, ndërsa temë kryesore e këtij takimi do të jetë taksa 100 për qind e vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake, raporton prishtinapress.eu
Momentalisht mediat nuk po lejohen të kenë qasje në këtë takim dhe kanë mbetur jashtë objektit të Kuvendit.
Ndërkohë, lajmi.net raportoi se Veseli ka qëndrim të qartë lidhur më këtë çështje dhe sipas tij taksa nuk ndryshon pa lëvizur Serbia.
Njëjtë ka deklaruar vazhdimisht edhe kryeministri, Haradinaj. Ai ka thënë se pa e njohur Serbia pavarësinë e vendit tonë, taksa nuk do të hiqet.
Ambasadori i SHBA-vë, Philip Kosnett ka kërkuar që vendimi për tarifat të ndryshojë pasi sipas tij, Kosova nuk përfiton asgjë nga ky vendim.