Home Baner Nis takimi trilateral Vuçiq, Escobar dhe Lajçak

Nis takimi trilateral Vuçiq, Escobar dhe Lajçak

Ka filluar takimi trilateral në Beograd mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, njofton “Tanjug”.

Takimi trilateral i ka pasur takimit që pati fillimisht Vuçiqi me Lajçakun.

Escobar e Lajçak kanë udhëtuar në Beograd një ditë pasi në Prishtinë u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe po ashtu me shefin e KFOR-it dhe përfaqësuesit e EULEX-it.

Escobar prtet që nga ora 16:00 të takohet në Beograd me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Takimi i pasion tensioneve në veri të Kosovë, ku rrugë që shpien në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak mbesin të bllokuara shkaku i barrikadave të vendosura./Prishtinapress/

Exit mobile version