Site icon PrishtinaPress

Nis takimi Thaçi-Grenell

Ka filluar takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Dërguarit të Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe ambasadori Grenell do të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut dhe për hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.

Thaçi, sot ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku nesër do të marr pjesë në Konferencën për Siguri të Munihut.

Ndërkaq, Dialogu i Brukselit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur në vitin 2011, si teknik dhe ka vazhduar që nga viti 2013 si dialog politik, kur edhe është arritur “Marrëveshja e parë për parimet e normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës”, njofton Telegrafi.

Që nga nëntori i vitit 2018, kur Kosova ka aplikuar taksën prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, Beogradi zyrtar e ka suspenduar pjesëmarrjen e tij në dialog deri në heqjen e kësaj mase.

Gjatë ngecjes së këtij dialogu, megjithatë, Berlini dhe Parisi kanë provuar që të kontribuojnë në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit., me qëllim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dy palëve.

Exit mobile version