Site icon PrishtinaPress

Nis takimi në Bruksel, Lajçak: Bisedimet po vazhdojnë

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se sot është duke pritur kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimi dhe Serbisë, Petar Petkoviq, si vazhdim i takimit të nivelit të lartë.

Ai tha se shpreson që do të arrijnë një zgjidhje për ta depërshkallëzuar tensionet në terren.

“Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë në vazhdim”, shkroi Lajçak.

Exit mobile version