Ka nisur takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar është duke e vizituar Kosovën, ku pos Osmanit do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Emisari amerikan e viziton Kosovën në prag të dështimit të marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo pasi kompania Elektrosever nuk i
ka plotësuar kriteret e licencimit.
Pos kësaj, më 31 tetor mbaron afati ku serbët duhet të konvertojnë targat e veturave nga “KM” në “RKS”.
Pas takimit Osmani-Escobar, do të ketë konferencë për media. /Prishtinapress/