Gazeta Express mëson se ka nisur takimi mes kryeministrit Kurti dhe emisarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Në reagimin e djeshëm të Ministrisë së Jashtme gjermane u bë e ditur se Sarrazin do të vijë në Kosovë.
Kjo vizitë vjen pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbet i vrarë polici Afrim Bunjaku, një u plagos dhe dy u lënduan. /GazetaExpress/
*Foto nga arkiva