3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nis takimi me pjesëtarët e shoqërisë civile: Kush po merr pjesë në mbledhjen e Abidxhikut?

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës të martën po e zhvillon takimin e dytë të “Rrugës pa Kurtin” me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Në këtë takim po marrin pjesë dhjetëra përfaqësues të shoqërisë civile, përfshirë ata nga organizatat më me ndikim në vend.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi po merr pjesë në këtë takim. Gjithashtu, Lulzim Peci dhe Mentor Agani nga Instituti KIPRED janë parë të jenë pjesë e takimit.

Në këtë takim me Abdixhikun sipas fotografive të publikuara nga KOHA po merr pjesë edhe Sihana Bejtullahu nga organizata jo-qeveritare GERMIN.

Edhe Ismet Kryeziu nga Kosovo Democratic Institute është pjesëmarrës në këtë takim. Gjithashtu, Mexhide Demolli – Nimani nga FOL dhe Naim Rashiti nga “Ballkan Policy Reseach Group” e Albulena Nrecaj nga organizata INPO janë pjesë e takimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img