-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Nis takimi Lajçak-Vuçiq në Beograd

Në vazhdën e vizitave të tij në Prishtinë dhe Beograd, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, ka nisur takimit e tij me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq duke folur për gazetarët serbë tha se nuk do të komentojë për biedimet me Lajçakun, por se do të tregojë më shumë se “si i shoh gjërat dhe si duhet të veprojë” ditën e mërkurë dhe të enjte, kjo në dritë të takimit trilateral të shtunen në Ohër.

Pas takimit nuk është lajmëruar për konferencë për media por vetëm një komunikatë nga presidenca serbe.

 

Vuçiq tha se nëse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të zbatojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, takimi në Ohër “nuk do të ketë ndonjë kuptim”.

Ndërkaq për takimin Kurti-Lajçak në Prishtinë, ky i fundit tha se ia “përmbushi pritshmëritë” dhe e quajti “konstruktiv dhe shumë të dobishëm”.

“Me kryeminstrin Kurtin patëm një bisedë konstruktive, shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Po ashtu u takova me presidenten Osmani, me të cilën pata bisedë dhe do të takohem edhe me krerët e opozitës dhe bashkësinë ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është të marrë informatat e nevojshme se si Kosova e sheh zbatimin e marrëveshjes dhe ky takim ka përmbushur pritjet e mia në këtë drejtim”, tha ai Lajçak.

“Shpresoj të jemi të gatshëm të nxjerrim një dokument në takimin e Ohrit, por në këtë moment nuk mund të them më shumë për shkak se takimet po vazhdojnë. Me kryeministrin Kurti kemi diskutuar saktësisht për atë çfarë kam ardhur dhe tash di shumë më shumë për sa i përket pritshmërive nga ana e Kosovës për zbatimin e marrëveshjes”, ka shtuar Lajçak.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë ceremoni nënshkrimi të marrëveshjes në Ohër dhe nëse ajo duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, Lajçak ka thënë se tash për tash “ne po fokusohemi tek finalizimi e pastaj vijmë tek formalizimi”.

“Do të arrijmë edhe tek ajo, por hapi i dytë është njëherë finalizimi. Siç thuhet e kalojmë atë urë kur të arrijmë atje dhe shpresojmë që të arrijmë të nënshkruajmë në Ohër. Sa i përket parlamentit ai është pjesë e kësaj sepse kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Të dyja palët i kanë procedurat e brendshme që duhet ndjekur”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img