Ka nisur takimi i Kryeministrit, Albin Kurti me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Fillimisht Borrell e Lajçak do të takojnë ndaras Kurtin, pastaj do të zhvillojnë një takim me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Pas përfundimit të këtyre takimeve, pritet të zhvillohet takimi i përbashkët i nivelit të lartë mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë takim, do të diskutohet për propozimin evropian të njohur si plani franko-gjerman.