Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Takimi mes Osmanit dhe Michel tashmë ka filluar, dhe pas përfundimit është paralajmëruar konferencë e përbashkët për media.
Pas Osmanit, nga ora 11:50, Michel do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.
E për shkak të vizitës së tij, policia ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore.
Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë./Telegrafi/