Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit.
Takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura për media.
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, takim i cili pritët të mbahet në orën 13:30./Prishtinapress/