Takimi i liderëve të G7-ës ka nisur, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
“Presidenti Biden dhe udhëheqësit po diskutojnë përgjigjen e tyre të përbashkët ndaj sulmit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Presidentit Putin ndaj Ukrainës”, shtoi zyrtari, shkruan CNN.
Një numër zyrtarësh të sigurisë kombëtare mbërritën në Shtëpinë e Bardhë këtë mëngjes përpara pjesëmarrjes së Biden në takimin virtual.