Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Emisari, Miroslav Lajçak do të takohet sot edhe me krerët e tri partive opozitare, LDK, PDK dhe AAK.
Lajçak është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, me ç’rast dje u takua edhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
Pas këtij takimi, Bislimi ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.
Teksa Lajçak ka theksuar se me zv.kryeministrin Bislimi u pajtuan për hapat e ardhshëm