10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Nis takimi i Kurtit me Borrellin në Paris

Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Paris, njofton Klankosova.tv.

Pamjet e takimit mes Kurtit dhe Borrellit i ka publikuar qendra televizive e informacionit të BE-së, Europe By Satellite.

Pas Kurtit, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, do ta presë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Borrelli do t’i realizojë këto takime në përpjekje për të zbutur situatën e tensionuar kohëve të fundit, njofton Klankosova.tv.

“Në përpjekje për të shtensionuar dhe zbutur situatën e tensionuar kohëve të fundit, e për të avancuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Josep Borrell do të takohet në takime të ndara me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin në Paris”, u shpreh Stano.

Kujtojmë se në Paris, pos kryeministrit Albin Kurti, atje po qëndron edhe presidentja Vjosa Osmani, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Poashtu, pasditën e së enjtes, në pallatin presidencial të Francës, Kurti dhe Osmani u pritën nga presidenti francez, Emmaunel Macron.

Kurti ka përmendur mundësinë për një takim trilateral me Vuçiqin dhe Macronin në Paris, porse ky i fundit ka thënë se gjasat janë të vogla për një takim të tillë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img