Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në objektin e Kuvendit, shefi i ekzekutivit të Kosovës pritet të diskutojë me liderët opozitarë për procesin e dialogut dhe marrëveshjen për dokumentet e udhëtimit.
Në këtë takim nuk ishte i pranishëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.