Site icon PrishtinaPress

Nis takimi i kryeministrit me Listën Srpska

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka filluar të mbajë një takim me deputetët e Listës Srpska. Në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e pjesëmarrjes së deputetëve të Listës në seancën e jashtëzakonshme për demarkacionin si dhe votimin.
Tash e një kohë Lista Srpska është shprehur publikisht se nuk do të votojë pro demarkacionit. Në një linjë me ta vazhdojnë të qëndrojnë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar dy herë të hedh në votim demarkacionin. Shënjimi i pikës kufitare me Malin e Zi është njëri prej kushteve kryesore që do të mundësonte liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Exit mobile version