Mediat në këtë takim janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërkaq që nuk është raportuar se do të ketë konferencë për media, shkruan prishtinapress.eu
Temë diskutimi e këtij takimi pritet të jetë pezullimi i taksës ndaj Serbisë.
Kjo nënkuptohet edhe nga takimi parprak i Moore me Ekipin Dialogues.
Bashkëkryesuesit e Ekipit Dialogues me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, pas takimit kanë thënë se Britania po kërkon pezullimin e taksës.
Sipas tyre, Moore ua ka bërë të ditur se pa pezullimin e taksës nuk mund të ketë vazhdim të dialogut me Serbinë.