1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Nis takimi i Grupit Punues për vizat në Bruksel

Tashmë ka nisur në Bruksel, takimi dy ditësh i Grupit Punues për Vizat, që mbahet në Këshillin e BE-së.

Sot dhe nesër, me 12 e 13 tetor, grupi diskuton për disa çështje. Në mesin e këtyre temave është edhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Takimi ka nisur në orën 10:00.

Ky organizim evropian do të diskutojë një të ashtuquajtur non-paper që do prezantohet aty nga Komisioni Evropian, raporton RTKlive.

Vendimin final për liberalizim, pas kryerjes së procedurave paraprake, e merr Këshilli Evropian (KE) me shumicë të kualifikuar.

Së pari, kolegji i komisionarëve pritet të miratojë Raportet e Progresit për vendet aspiruese për të hyrë në BE.

Në disa fusha raporti do jetë i ndryshëm për Kosovën, por tek liberalizimi i vizave Këshilli Evropian i mbetet besnik qëndrimit të vitit 2018./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img