Site icon PrishtinaPress

Nis shpronësimi i pronave pranë Lokalitetit Arkeologjik Ulpiana

Me vendim të parë të Qeverisë, ka nisur procesi i shpronësimit të pronave pranë Lokalitetit Arkeologjik Ulpiana.

Kështu bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

“Duke marrë parasysh rëndësinë e trashëgimisë arkeologjike, Qeveria jonë ka ndërmarrë hapa konkret për mbrojtjen dhe promovimin e këtij lokaliteti, përmes mbështetjes financiare, ekspertizës shkencore profesionale, planit të menaxhimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Falënderime Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunim dhe mbështetje përgjatë procesit” bëri të ditur ministri Çeku.

Exit mobile version