Site icon PrishtinaPress

Nis shkolla politike “Ibrahim Rugova”, Abdixhiku jep detaje

Sot ka nisur shkolla politike “Ibrahim Rugova”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se përgjatë dhjetë vikendeve, në këtë shkollë do të mësohet për të djathtën, rugovizmin e për shumë  gjëra të tjera.

“I takuam, së bashku me ligjëruesit tanë, dhe u uruam mirëseardhje; në ambientet e Shkollës, në Selinë Qendrore të LDK-së”, tha ai.

Postimi i plotë:

Shkolla Politike ‘Ibrahim Rugova’ nisi sot!

Me të dhe gjenerata e parë.

Anila, Ardiani, Arnesa, Bahtiri, Blendiana, Dëbora, Dioni, Driada, Durimi, Ergini, Fortesa, Herolinda, Ilirjada, Laura, Leoni, Melosi, Orinesi, Premtoni, Rilindi e Vlera; janë të 20 studentët e parë të klasës së parë, të gjeneratës së parë, të Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’.

I takuam, së bashku me ligjeruesit tanë, dhe u uruam mirëseardhje; në ambientet e Shkollës, në Selinë Qendrore të LDK-së.

Ata, mes nesh, përgjatë 10 vikendeve të ardhshme, do të mësojnë për të djathtën, rugovizmin, për vlerat shtetare e identitare të Republikës; për Kushtetutën, organizimin partiak, kampanjat zgjedhore e vet komunikimin me publik.

Të 20-tit, kryesisht rreth të 20-ave, ishin studentë të shkëlqyer; flisnin së paku dy gjuhë të huaja, e kishin pëplot kurreshtje për politikën dhe vet të ardhmen e vendit.

E ardhmja është e ndritshme!

Exit mobile version