-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nis seanca për drejtimin e PD, përballen përfaqësuesit e Berishës e Alibeajt

Ka nisur seanca në Gjykatë e cila do të japë sot verdiktin e saj mbi drejtimin e Partisë Demokratike, nëse do të qëndrojë në krye Enkelejd Alibeaj apo do t’i kalojë kryedemokratit Sali Berisha.

Përballja në seancë është zhvilluar mes përfaqësueve të të dyja palëve.

Ivi Kaso, si përfaqësues i Berishës, i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandine kërkoi që Gjykata të mos pranojë ankimimin për shkak se ai është bërë nga një palë që nuk është palë. Kjo gjë është kundërshtuar nga avokati i Alibeajt.

“Gjykata të konstatojë mospranim e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin është marrë në kundërshtim të ligjit.”, tha ai.

“Ky nuk është momenti procedural ku ngrihet ky lloj pretendimi. Ne mendojmë se kjo gjykatë duhet t’i shqyrtojë gjithë elementet. Ne kemi bërë edhe shtesat e ankimit tonë. Komisioni i Rithemelimit nuk ka personalitet juridik dhe nuk mund të lëshojë autorizim. Që në momentin e parë që i është drejtuar gjykatës. Edhe Shkalla e Parë ka gabuar kur është legjitimuar Ivi Kaso për të paraqitur padinë në Shkallën e Parë. Ka një konfondim, a ka legjitimitet Komisioni i Rithemelimit?”, tha Sefa.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img