Site icon PrishtinaPress

Nis seanca, deputetët diskutojnë për homologimin e veturave

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës që është “Heqja e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave”.

Kjo seancë është thirrur me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Çështja e homologimit ka qenë pikë diskutimi edhe në Komisionin për Zhvillim Ekonomik që u mbajt ditë më parë.

Kritika për ligjin kanë dhënë edhe deputetë të tjerë opozitarë.

Exit mobile version