Krerët e shteteve të vendeve të Ballkanit kanë filluar të mblidhen në Tiranë.
Kjo në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit – takim ky që mbahet nga viti 2013 nën patronatin e Kroacisë dhe Sllovenisë në mënyrë që shtetet e rajonit të afrohen më shumë me Bashkimin Evropian, shkruan prishtinapress.eu
Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar – Kitaroviq dhe presidenti Borut Pahor, së bashku me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta janë nikoqir të takimit.
Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet pjesa më e rëndësishme e këtij takimi i cili ka ndezur edhe protestat në Tiranë kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Në këtë takim në Tiranë përveç liderëve të Ballkanit do të merr pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Frederica Mogherini si dhe presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.
Në këtë takim pritet që udhëheqësit e Rajonit të miratojnë një deklaratë të përbashkët drejtuar Komisionit Evropian duke kërkuar që anëtarësimi i rajonit në BE të jetë pikë e rendit të ditës.
Në këtë takim merr pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.