Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës njofton se sot ka filluar ekzekutimin e rrënimit të një objekti i cili kishte filluar të ndërtohet pa leje të organeve kompetente në kryeqytet.
Komuna e Prishtinës thotë se pala kishte filluar së ndërtuari objekt pa lejen përkatëse nga “organet kompetente me dimensione të përafërta ~ 13,00m x 18,00”.
“Inspektorati i ndërtimit ka ndërmarrë të gjithë hapat e parapara ligjore duke urdhëruar palën me aktvendim të ndërpresë punët ndërtimore dhe të bëjë largimin e objektit pa leje ndërtimore. Pavarësisht kësaj, pala nuk ka respektuar urdhrin e inspektoratit duke vazhduar me punime me ç’rast kemi qenë të detyruar të ndërmarrim sot aksion për rrënimin e këtij objekti pa leje. Objekti gjendet në lagjen Tophane, Prishtinë”, thuhet në njoftim.