Kanë filluar punimet në rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve në Shkabaj të Prishtinës. Kjo lagje shërben si qarkore për të hyrë në Prishtinë. Me këtë rast prezent ishte edhe Nënkryetari i KK Prishtinë, Alban Zogaj.
Këto punime realizohen në kuadër të projektit: “Ndërtimi i rrugëve “Alush Hoti” dhe “Hazir Haxholli” në Shkabaj që kap vlerën 246 937,05 euro, me punëkryes “Beni-Com” Shpk, me planin dinamik prej 60 ditësh.
“Me rregullimin e këtyre rrugëve qytetarët do të kenë opsion dhe zgjidhje të mirëfillta infrastrukturore në këtë pjesë, duke pasur parasysh edhe investimet që do t’i kemi vitin 2023. Ndërlidhja e saj me lagjen “Arbëria” dhe “Kodra e Trimave” do të jetë dukshëm më e mirë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave.