Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist po mbanë proteste në Prishtinë për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare.
Pas vrasjes së mbrëmshme të 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së, është paralajmëruar protestë, e cila tashmë ka nisur.
Ndryshe, mbrëmë rreth orës 18:00 në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, me tre plumba është vrarë gruaja shtazëzëne me inicialet H. M., nga një person që dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i saj S. H. dhe i cili ende nuk është arrestuar.