Site icon PrishtinaPress

Nis protesta kundër DokuFestit në Prizren

Sot në shesin “Shatërvan” me fillim nga ora 14:00 ka nisur të mbahet një marsh protestues i organizuar nga imami i njërës prej xhamive të këtij qyteti, Besim Berisha.

Berisha ka thirrur të mbahet ky marsh kundër DokuFest pasi që në natën e parë të këtij festivali është mbajtur një performancë nga disa artistë ku është konsideruar si vulgare për shkak se shumica nga artistët janë shfaqur me veshje që janë vlerësuar si të papërshtatshme për publikun.

Aktualisht në këtë marsh shihet se po merr pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Exit mobile version