11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Nis në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë

Ka nisur në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Në ceremoninë festive për ngritjen e flamurit mori pjesë kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar./Prishtinapress/


Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img