Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka parë nga afër punimet që po bëhen në ndërtimin e rrugës në Zllatar.
Rama thotë se aty do të përfshihen kanalizimi dhe ndriçimi publik.
“Kemi filluar ndërtimin e rrugës në Zllatar. Jemi fokusuar në planifikimin e mirëfilltë të saj, duke pas parasysh edhe përfshirjen e kanalizimit dhe ndriçimit publik. Vazhdojmë me projekte për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook.