Site icon PrishtinaPress

Nis ndërtimi i një shkolle në kryeqytet/ Xhaferi: Punimet do të bëhen me standardet më të larta

Ka nisur sot ndërtimi i Shkollës së Mesme “7 shtatori” në Prishtinë. Lajmin e ka dhënë Krenar Xhaferi, Drejtor të Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës.

Ai ka thënë se investimet e tilla japin vlerë ndërsa punimet do të bëhen me standardet më të larta, transmeton PrishtinaPress

Postimi i drejtori Xhaferi:

Një super lajm për Kryeqytetin dhe për nxënësit e qytetit tonë!
Së bashku me Kryetarin Perparim Rama dhe drejtoreshën Besianë Musmurati, filluam punimet për ndërtimin e Shkollës së Mesme “7 shtatori” në Prishtinë.
Investimet e tilla japin vlerë. Punimet do të bëhen me standardet më të larta. Identiteti i kësaj shkolle do të mbetet i veçantë!
Vazhdojmë hapërimin prej projektit në projekt!
DIKMK

Exit mobile version