Ka nisur pak më prë procesi i konfiskimit të restorantit “Grey” dhe banesës së Milan Radojiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe që kërkohet ndërkombëtarisht nga Kosova për sulmin në Banjksë të Zveçanit.
Në një përgjigje për Express, Veton Elshani, e ka konfirmuar se konfiskimi është ende në proces.
Ndryshe, dje ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shkroi në lidhje me këtë temë.
“Ministria e Drejtësisë, përmes zyrtarëve të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska. Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës”, ka shkruar dje Haxhiu në Facebook.