Në këto momente ka nisur heqja e barrikadës në fshatin Zupç, raporton klankosova.
Kjo barrikadë ishte vendosur në aksin rrugor që çon në pikën kufitare në Bërnjak.
Të enjten janë larguar disa barrikada si në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe një në Komunën e Zubin Potokut./Prishtinapress/