Site icon PrishtinaPress

Nis gjykimi ndaj deputetëve te VV’së që hodhën gaz dhe vodhën kartela

Ka filluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtatë deputetëve të Vetëvendosjes.

Deputetët e ndaluar të Vetëvendosjes lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, janë ndarë në tri grupe.

Deputetët Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla u arrestuan të mërkurën nën dyshimin se hodhën gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit.

Atë ditë deputetët e Vetëvendosjes hodhën gaz katër herë duke tentuar ta pamundësojnë votimin e marrëveshjes për demarkacion.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për shtatë deputetët, ndërsa Vetëvendosja lirimin e tyre.

 

Exit mobile version