Në edicionin e 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe të Karikaturës “Diaspora në Kornizë të Portreteve” nën organizimin e shoqatës të strip artistëve “Xhennet Comics”nga Prizreni, do të jenë pjesëmarës artistët të ndryshëm botërorë të lëmisë së stripit,shkruan KultPlus.
Në Prizreni , përgjatë datave 28 deri më 31 korrik, do të mblidhen artistë të njohur të stripit dhe të karikaturës, në kuadër të edicionit të 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe të Karikaturës me temën “Diaspora në Kornizë të Portreteve” , i cili organizohet në bashkëpunim me edicionin e 9-të ndërkombëtar të karikaturës “Quo Vadis Europe” të shoqatës “Don Quichoute”nga Gjermania.
Në edicionin e 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe të Karikaturës “Diaspora në Kornizë të Portreteve” nën organizimin e shoqatës të strip artistëve “Xhennet Comics”nga Prizreni, do të jenë pjesëmarës artistët botërorë të lëmisë së stripit si Yasar Firat nga Turqia ( Red Leaf Comics-SHBA) ,Nikola Temkov , Toni Anastskovski dhe Smile Cvetanovski nga Maqedonia( Shtëpia botuese STRIP Kvadrat),Halit Kurtulmus Aytoslu ,Turqi (PDH Bursa,Shoqata e Karikaturistëve Turk),Ëalex Aleksandrov nga Bulgaria(PDH Bulgaria ,Feco),Erdogan Karayel ,Gjermani(“Don Quichoute”),karikaturisti i njohur shqiptarë që jeton dhe vepron në Itali, Agim Sulaj, artistët Endri Beqo, JoanPopli dhe Vilson Haxhiraj nga Shqipëria. Artistët nga Kosova Erdina Fetahu, Dilara Kogjakatët dhe Gani Sunduri.
Si pjesë e festivalit do të do të jenë prezentë edhe drejtori i Organizatës të karikaturistëve botërore “Don Chickoute” nga Gjermania Erdogan Karayel,dhe do të prezantojë ekspozitën botërore “Quo Vadis Europe” me rreth 50 punime.
Ky festival është mbështetur nga nga Ministria e Diasporës , Komuna e Prizrenit, Arti i nëntë , Optimum, “Don Chickoute”,”Partia Dobrego Humoru” Poloni, PDH Turqi dhe PDH Kosovë.