Site icon PrishtinaPress

Nis ceremonia e ndarjes së çmimeve, Majlinda “mbretëresha” e Kosovës

Në njërin nga hotelet e kryeqytetit, ka nisur ceremonia e ndarjes së çmimeve për sportistët më të mirë të vitit 2016, e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Ndërkohë që sapo ka filluar ceremonia, dihen më të mirët e vitit që lamë pas. Epiteti i sportistes së vitit i shkon fitueses së lojërave olimpike në Rio 2016, Majlinda Kelmendit, trajner i vitit Driton Kuka, sportist i vitit Herolind Nishevci, ndërkohë që KOK me çmim special ka nderuar presidentin e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri dhe ish karateisten e njohur Shqipe Zogiani.

Në ceremoni po marrin pjesë sportistë të botës së sportit dhe të politikës, në mesin e të cilëve edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

Exit mobile version