0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Nipi i Jakup Krasniqit reagon pas akuzave të Milaim Zekës

Arian Krasniqi, këshilltar i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, njëherësh djalë i vëllait të Jakup Krasniqit, ka reaguar ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, pas akuzave të këtij të fundit ndaj tij.

Zeka ka thënë sot se është i gatshëm të ofrojë në Prokurori të gjitha provat që ka për, siç pretendon ai, ‘hajnitë’ e Arian Krasniqit.

Sipas Zekës, Arian Krasniqi, në cilësinë e këshilltarit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, u kishte kërkuar nga 20 për qind të granteve që ndante kjo Ministri.

Arian Krasniqi, nëpërmjet një reagimi të publikuar në llogarinë e tij, në Facebook, ka mohuar akuzat.

“Une jam mire me ligjin, jam mire me nderin e krenarine, duke qene i tille, une i bej thirrje ketij banditi qe faktet e argumentet qe ai ka le t’i dergon atje ku e din rrugen me se miri, pra ne prokurori”, ka shkruar ai.

Ndaj Zekës ka reaguar edhe Bashkim Asllani, i përmendur në shkrimin e deputetit.

Shkrimi i plotë i Arian Krasniqit:

Reagim ndaj deputetit te Kuvendit te Kosoves, fenomenit Milam Zeka:

Pjella e macave dhe e kucave politik personifikon me emrin e vet fenomenin e krimit te mbjellur tash e sa vite ne vendin tone, meqe shkrimit tim ku ai i referohet nuk ka emra te pervetshem, por natyrisht duke e marrur parasysh dhe duke e kuptuar ate qe ndjehet i tille ne kete mes lakonjesh dhe banditesh.
Krejt krijimtaria publike e tij prej asaj gazetareske e deri te kjo tash politike ka vetem nje baze, ajo eshte hipokrizia e ndertuar mbi shantazhin, krimin, zhvatjen e spiunazhin e tij nga shume çarqe e segmente vendore e nderkombetare. Ai kete zanat ushtron prej filleve te tij si figure publike e deri tash kur po i vie fundi se qenuri i tille. Ne fakt, deshmia e tij prej shkaterrimtari fillon nga aty ku burim e frymezim prej cdo shqiptari e kemi familjen, e ai ketu ka filluar zanafillen e shkaterrimit duke vazhduar tash edhe ne jeten politike, natyrisht fatkeqesia merr permasa tash se pergjegjesia e tij kalon kufijte familjare, del ne ate shteteror e kombetar. Duke pasur parasysh keto dukuri ai mund te flet ckado tjeter, por per moral, dinjitet e kredibilitet kurre. Ai mund te perfaqesoj vetem shtresen e krimit, shantazhit e spiunazhit duke qene i rritur e misheruar mes tyre si askush tjeter ne vendin tone. Ai mund te flet ne veten e dyte atehere kur te lirohet nga veta e pare, pra problemi i tij eshte me te, e problemi jone eshte ai me te bemat e tij kriminale.
Une jam mire me ligjin, jam mire me nderin e krenarine, duke qene i tille, une i bej thirrje ketij banditi qe faktet e argumentet qe ai ka le t’i dergon atje ku e din rrugen me se miri, pra ne prokurori. Ose le te leh si i terbuar siç edhe e njohim te deshmuar si te tille. Ju do te mbeteni gjate ne kujtesen e shoqerise tone si llafazan e sharllatan duke tentuar se shituri i gjithedijshem me informata qe pjellin nga vetem imagjinata juaj e shfrenuar. Duke e mbyllur me pjellen si ti, e duke mos vazhduar te merrem me te lehurat e tua, te deshiroj vuajtje me te lehte prej se merituari.
Shnet!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img