Nipi i Jakup Krasniqit me humor tregon se edhe ai është infektuar: Covidi na i lëshoi mjekrat

91
Advertisement

>Nipi i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë me humor se koronavirusi ua lëshoi mjekrat vet Arianit dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit.

Advertisement

Ariani tregoi me humor se në fillimin e pandemisë kishte vendosur së bashku me babain e tij t’i lëshojnë mjekrat. Megjithatë tash pandemia ua lëshoi këtyre dyve.

“Ne fillim te pandemise i leshuam mjekrrat me shume se zakonisht, eh keto dite pandemia n’a i leshoj neve”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai tha se virusi nuk po duket krejtësisht i lehtë, megjithatë shprehet i bindur se do ta kalojnë dhe se është i përballueshëm.

“Covidi po n’a sfidon, por sic ka ardh edhe do te shkon. Megjithese jo krejt i leht, por i perballueshem do te jete edhe per ne”, shkroi Krasniqi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate e ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së hënë ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Krasniqi.

Teksa ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se po trajtohet në shtëpinë e tij.

“Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar Krasniqi për Epxress.

PostAdssFotoja e reklamës