Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 14 e 15 minuta në Istog.
I dyshuari J.Mavraj dyshohet se e ka plagosur biznesmenin K.Blakaj për arsyeje ende të panjohura.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, gjendja shëndetësore e viktimës është stabile, por këtë pritet ta konstatoi mjeku kujdestar.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë thënë se i dyshuari në këtë rast është nipi i kryetarit të Istogut, Haki Rugova.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e këtij rasti.