-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nipi i deputetit të VV-së në KEK, raportohet edhe për dhjetëra punësime të militantëve partiakë

Punësimet e reja në ndërmarrje publike historikisht janë komentuar për lidhjet e mundshme me pushtetarët. Në atë rrugë shkon edhe një konkurs i KEK-ut, në të cilin ka dalë i pari nipi i një deputeti dhe kandidati për kryetar komune nga LVV-ja. 

Valon Gashi është i pari në listën e të pranuarve për pozitën “teknik i makinerisë”, në Korporatën Energjetike të Kosovës. Gazeta Express mëson se ai është nipi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, i cili ishte edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të komunës së Obiliqit.

Gazeta Express ka provuar të marrë një prononcim nga deputeti i VV-së rreth punësimit të tij dhe ka pyetur në KEK për konkursin, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Fotografi e publikuar nga Valon Thaçi gjatë zgjedhjeve të fundit lokale, ku Thaçi garonte për kryetar të Obiliqit

Punësimet dhe emërimet në KEK e komentuara për lidhje me pushtetin nuk kanë nisur me nipin e Thaçit. 

Të hënën, Portali “Paparaci” ka  raportuar se nga ky konkurs janë punësuar shumë militantë, njerëz të afërt me partinë në pushtet dhe familjarë të zyrtarëve të lartë të KEK-ut. 

“Punësimet familjare e partiake në konkursin e fundit në KEK, kanë lënë në hije të gjitha punësimet me shkelje ligjore në 20 vitet e fundit. Anëtarët e Komisionit vlerësues kanë pranuar në punë djem dhe vëllezër të tyre. Rasti më i rëndë është ai i punësimit të djalit të zyrtarit kryesor të Auditimit, Ismet Vrapçani” shkruan  Paparaci.

“Pos militantëve të punësuar, përfitues të mëdhenj janë familjarë të anëtarëve të komisionit intervistues të punësimit. Në këtë konkurs në të cilin janë pranuar 128 persona, shumica janë familjarë të zyrtarëve të KEK-ut dhe militantë të partisë në pushtet. Në konkurs kanë aplikuar plot 4668 persona” shkruan tutje ky portal.

Ndërsa më herët, kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, erdhi në këtë pozitë, pasi më parë ushtroi detyrën e drejtuesit të Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje. 

Krasniqi, i cili e mori pozitën e drejtuesit të KEK-ut në tetor të vitit të kaluar, u akuzua se u vendos në këtë pozitë nga bordi i përkohshëm që asokohe ishte emëruar nga Qeveria Kurti. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img