13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Nimani: Largimi i kësaj Qeverie do ishte një ditë më e mirë për Republikën e Kosovës

Kryetari i “Forumit Intelektual Evropa 2030”, Artan Nimani, thotë se largimi i Qeverisë Kurti, do të ishte dita më e mirë për Republikën e Kosovës.

Nimani thotë se nismë e kanë marrë me idenë e krijimit të një alternative të re dhe anëtarësimit të të rinjve që kanë studiuar në universitetet më të mira.

Nimani është i bindur se koalicionit të tyre do t’i bashkëngjiten edhe subjektet tjera, duke kompletuar “mozaikun e një opozite të vërtetë”.

“Ne si Forum i Intelektualëve iu kemi bashkangjitur këtij koalicioni me qëllim të krijimit të një alternative të re dhe realisht futjes së një numri të konsiderueshëm të njerëzve të rinjve të cilët kanë specializuar në universitetet më të mira në botë me qëllim që t’ i japim një frymë të re jetës publike në vend. Pritet, jemi duke diskutuar çdo ditë që edhe ne si Forum edhe AAK, Nisma edhe Demokracia Konservatore, sipas të gjitha gjasave do të ketë afrime të subjekteve tjera të cilat do ta kompletojnë këtë mozaikun e një opozite të vërtetë, një opozite e cila pretendon të jetë shumë më serioze dhe shumë më e madhe në zgjedhjet e ardhshme”, thotë Nimani.

I njëjti, vlerësoi se Kosova duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje, për shkak se zgjedhjet janë alternativa e vetme për ta çliruar vendin nga kjo situatë, siç e potencoi profesori universitar, një dështim të përgjithshëm.

“Unë mendoj që vendi është dashtë kohë më parë të shkojë në zgjedhje, për shkak se të gjitha premtimet elektorale të kësaj Qeverie të dhëna para opinionit publik ose kanë dështuar në total ose kanë ngecur aty ku kanë filluar vetëm si premtime. Kështu që një ditë e më herët kur të shkon vendi në zgjedhje është e mirë për Republikën e Kosovës, për qytetarët është e mirë, për investimet publike është e mirë për raportet tona me ndërkombëtarë realisht dhe më kryesorja është për zhvillimin ekonomik dhe social të këtij vendi”.

“Vendi do të shkojë në zgjedhje, ashtu kështu ky vit është zgjedhor është çështja pastaj e këtyre lojërave politike që krijohen në mes të Qeverisë dhe partive opozitare parlamentare a do të duhej të shkarkohej kryeministri a do të duhej të shpërbëhet Qeveria si nuk mbaron është e njëjta gjë. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, me dërgimin e vendit në zgjedhje unë mendoj se do të ketë ndryshime substanciale në vetëqeverisjen e vendit dhe do të ketë ndryshime substanciale edhe në perceptimin e vendeve tjera dhe shteteve në raport me Republikën e Kosovës’, shtoi ai.

Nimani ia atribuon edhe një sukses Qeverisë Kurti. Investimet në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Investimet që janë bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, konsideroj se është një sukses, nuk e di nëse keni diçka nëse keni evidentuar më shumë kënaqësi do e ritheksoja  ndryshimin pozitiv por unë nuk po shoh”, tha ai.

Deri sa foli për dështimet, Nimani deklaroi se i sheh premtimet të cilat Qeveria i ka dhënë në kohën para marrjes së mandatit e që sipas tij asnjë nuk i ka realizuar, kurse një nga dështimet më të mëdha e vlerësoi acarimin e raporteve të ShBA-së me Kosovën.

“Nëse nisim te raportet ndërkombëtare, vendi ynë nuk ka qenë asnjëherë më keq se sa që ndodhet sot. Nëse nisemi te raportet tona me vendet tona mike, asnjëherë nuk kemi qenë në një situatë më të ndërlikuar, madje edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nëse nisemi të mbështetja dhe përkrahja sociale, përjashto ndihmat me 100 euro të lëmoshës për kategori të caktuar nuk kemi pas asnjë segment të avancimit të tyre nëse marrim investimet publike ju e dini mirë se vetëm vitin që shkojë rreth 1 miliardë euro janë transferuar prej një viti në vitin tjetër, në mungesë të investimeve kapitale dhe nëse e shtojmë normën e inflacionit që ka qenë një mesatare prej 10 deri 12 për qind i bjen 100, 120 milionë euro kanë humbur vetëm nga inflacioni”, thotë ai.

Një situatë tjetër që Nimani e sheh si jo të mirë për vendin janë edhe sanksionet e ShBA-së për Kosovën.

“Nëse ndalemi te pjesa e vlerave kombëtare, unë mendoj se kemi pas një degradim të vetë sistemit nëse nisemi të parimi i arsimit dhe shkencës, ju e dini kanë trumpetu më të madhe që do ta zhvillojnë arsimin dhe ju e dini rezultatin cili ishte rezultati i PISA-s a është fajtor veç kjo Qeveri, unë them jo por kjo Qeveri ka ardhur në pushtet se do i rregullojë të gjitha këto probleme dhe thjesht është një mashtrim i madh publik i cili është krijuar në raport dhe relacion në vetë cilësinë tonë si shtet. Konsideroj se asnjëherë `nuk ka qenë më e rrezikuar shtetësia jonë se që ndodhet sot, për shkak se jemi vendi i pakët mund të jenë në krejt Evropën dy vende dhe ne jemi i treti që ndodhemi nën sanksione, imagjino çka do të thotë 25 vite pas çlirimit, 25 vite pas një aleance botërore që u bashkua krah UÇK-së për ta çliruar vendin dhe ne ndodhemi nën sanksione të atyre miqve që na kanë ndihmuar dhe kanë kontribuar për të qenë këtu ku jemi sot”, deklaroi Nimani.

“Unë mendoj se ka një dështim të përgjithshëm në çdo segment dhe kulmi i këtij dështimi ka qenë prishja dhe acarimi i raporteve me faktorin ndërkombëtar dhe vënia në sanksione e Republikës së Kosovës, unë jam profesor në Universitet dhe ne kemi pasur me dhjetëra projekte të Erasmus dhe tjera me BE që këtë vit as me apliku nuk mundesh andaj çdo ditë e më herët që të largohet kjo Qeveri do ishte një ditë më e mirë për Republikën e Kosovës”, u shpreh Nimani./EO

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img