Site icon PrishtinaPress

Nikolla uron festën: Shqipëria, një mbështetëse e vendosur e fuqizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Lindita Nikolla, ka uruar festën e flamurit komëbtar, atë të 28 Nëntorit.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka theksuar se më 28 nëntor 1912, përpjekjet e patriotëve e shqiptarë, të mendjes e të pushkës, u kurorëzuan me sukses me shpalljen e pavarësisë dhe themelimin e shtetit shqiptar të pavarur.

“Shqipëria është sot mes kombeve demokratike e të qytetëruara, anëtare e NATO-s, partnere e denjë e SHBA, që avancon me shpejtësi drejt familjes evropiane në mbrojtje të paqes, lirisë, pavarësisë dhe integritetit të kombeve”.

“Një mbështetëse e vendosur e pavarësisë dhe fuqizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Nikolla.

Exit mobile version