-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Nikolla pas takimit me Kurtin: E mbështesim Kosovën në rrugën euroatlantike dhe dialogun me Serbinë

Kryetarja e Kuvendit e Shqipërisë, Lindita Nikolla, priti sot në takim kryeministrin Albin Kurti.

Pasi i uroi mirëseardhjen, Nikolla e përgëzoi Kurtin për punët e mira që po bën Qeveria e Kosovës si dhe për durimin, qetësinë, maturinë dhe qëndrimet e guximshme në bashkëpunimin me BE-në dhe ShBA-në për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Kuvendi nxit e mbështet bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat dhe mbështesim vendimet e Qeverisë së Kosovës, si vendime të një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe të një shteti sovran dhe të pavarur. Bashkëpunimi intensiv mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës është në ditët më të mira. Ne mbështesim perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe vijojmë të lobojmë për njohjet e reja ndërkombëtare, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, OKB dhe organizatat ndërkombëtare” .

Ajo tha se e mbështesin dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“E mbështesim dialogun midis Kosovës dhe Serbisë si rruga më e mirë dhe e vetme drejt njohjes së ndërsjellët mes dy vendeve, vlerësojmë Planin Evropian si një pikënisje e mirë për dialogun dhe mbështesim angazhimin e BE-së dhe ShBA-së në zbatimin e aneksit të këtij Plani. Zbatimi i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij euroatlantike”, u shpreh Nikolla.

Kryeministri Kurti falënderoi Nikollën për mbështetjen institucionale të bashkëpunimit dypalësh, si kryetare e Kuvendit.

Kurti vuri në dukje progresin e dukshëm në zhvillimin ekonomik, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe nënvizoi se ekonomia, demokracia dhe integrimi po ecin në mënyrë komplementare, duke respektuar njëkohësisht të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Kryeministri Kurti vuri në dukje vendosmërinë e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës për avancimin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e Planit Evropian, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe duke bashkëpunuar ngushtë me BE-në dhe ShBA-në.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img