Site icon PrishtinaPress

Nikolla: Escobar e cilësoi SHBA-në si vendi më prokosovar në botë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla e ka cilësuar si diskutim mbresëlënës takimin me të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kryeparlamentarja Nikolla, informon se Escobar e cilësoi SHBA-në si vendin më prokosovar në botë.

“Një diskutim mbresëlënës sot në Departamentin e Shtetit, me z. Gabriel Escobar, Ndihmës Sekretar i Shtetit dhe i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së sot janë më të mira se asnjëherë në histori.

“Partneriteti ynë strategjik është konkretizuar në bashkëpunimin e shkëlqyer në KS të OKB dhe do të jetë i tillë edhe në KDNj. ShBA dëshirojnë ta kenë Shqipërinë partnere dhe mbështesin aplikimin e saj në sa më shumë organizata ndërkombëtare. Diskutuam mbi ecurinë e reformave demokratizuese dhe integruese dhe mbështetjen e Kuvendit për avancimin e tyre”, tha ajo.

Sipas saj, SHBA mbështet fuqimisht integrimin e Shqipërisë në BE, vlerësojnë arritjet e deritanishme dhe inkurajojnë thellimin e luftës kundër korrupsionit.

“Z. Escobar i cilësoi SHBA si vendi më prokosovar në botë dhe theksoi se ato janë të vendosura për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së Kosovës dhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, tha ajo.

Nikolla tha se SHBA kanë dënuar aktin terrorist të 24 shtatorit dhe njohin përgjegjësinë e Serbisë për këtë akt.

“Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje strategjike dhe duhet punuar për zbatimin e saj. ShBA mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE, po punojnë për njohjen e saj edhe nga pesë shtetet e BE që nuk e kanë njohur dhe po ndërtojnë një fushatë njohjesh globale për Kosovë. Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë në rajon”, shkroi ajo.

Exit mobile version