1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Nikoll Lesi: Hashim Thaçi, një President patriot dhe diplomat

Nga Nikoll Lesi.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte mbrëmë në emisionin e të mirënjohurit Blendi Fevziu në TV Klan. Pas vizitës së Edi Ramës para pak ditësh në Serbi dhe takimit të tij më homologun Vuçiç shpërtheu një histeri mediatike shqiptaro-kosovare ndaj kësaj vizite në Beograd. Në dy anët e kufirit histeri e madhe dhe e turpshme mediatike. Akuzohej se nuk mundet që kryeministri Rama të interesohet dhe të marrë vendime për Kosovën pa lejen e Kosovës, ndërkohë që Rama luajti rolin e saktë të një kryeministri të një shteti amë dhe të një shteti të konsoliduar e anëtar të OKB. Pritej që Hashim Thaçi në emisionin e Fevziut të atakonte në mënyrë fine rolin e Edi Ramës si lidership i shqiptarëve në Ballkan, pasi në fund të fundit Hashim Thaçi është President i një shteti që e njeh BE dhe SHBA, pavarësisht se në OKB ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë. Por Presidenti Thaçi, i sprovuar jo vetëm si komandant i UÇK, dikur, por edhe si kryeministër dhe kryediplomat i Kosovës, vite me parë, mbrëmë tek Blendi Fevziu u tregua jo vetëm Kryetar Shteti, por mbi të gjitha patriot e njëkohësisht edhe diplomat. Ai përgënjështroi sulmet ndaj kryeministrit Rama për këtë vizitë dhe rolin që mori edhe për Kosovën, anashkaloi me finesë edhe ndonjë qejfmbetje për rolin e spostuar në këtë rast nga kryeministri shqiptar, dhe kapërdiu edhe ndonjë inat lidershpi në Rajon mes shqiptarëve. E bëri këtë në emër të Kosovës dhe shtetit amë, Shqipërisë.
Hashim Thaçi është lider më si sprovuar se Edi Rama, pavarësisht se Rama ka elokuencë, përkrahje amerikane të hapur dhe  sqimë me të fortë se Thaçi. Presidenti Thaçi ka një tipar të veçantë se e njeh më mirë realitetin praktik dhe ka kaluar sprova të rrezikshme në jetë. Ka qenë luftëtar dhe tashmë është kryetar shteti që nuk e sheh me mendjemadhësi faktin e numrit një të Kosovës.
Thashim Tahçi mbrëmë kishte në dorë të sulmonte me dinakëri Kryeministrin Rama. Kishte rastin. Nuk e bëri. U tregua mik, patriot dhe mbi të gjitha Njeri që e njeh lojën politike, në këtë rast të Ramës që është para zgjedhjeve politike dhe i duhet roli i protoganistit në Rajon.
Mbrëmë Hashim Thaçi ia la topin Edi Ramës ta gjuante penalltinë pa portier. Mjafton të bënte gol për llogari të vitit 2017.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img